Telegrafi

Miley Cyrus shihet me një veshje të thjeshtë në Los Angeles

Miley Cyrus Foto: Daily Mail

Miley Cyrus, këngëtarja me famë ndërkombëtare shpesh po shihet duke bërë shëtitje e vetme.

Së fundmi ajo është parë në Los Angeles, derisa mori vëmendje me paraqitjen e saj, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja zgjodhi që të ketë një veshje shumë të thjeshtë, ndërsa nuk kishte vënë sytjena.

Një dalje e tillë duket të jetë nga moti, pasi ajo shijonte në maksimum diellin nëpër natyrë.

Për shkak të pandemisë coronavirus, Cyrus ishte siguruar që të mbante edhe maskë mbrojtëse.

Vlen të përmendet se artistja është ndër të famshmet që nuk e ka problem të dalë pa asnjë lloj makijazhi. /Telegrafi/