Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka ditur që “ta rrënojë” internetin me imazhet dhe performancat e saja në të kaluarën.
Dhe derisa qëndroi paksa më e qetë për një kohë, ajo së fundmi është rikthyer me imazhet provokuese të publikuara në rrjetet sociale.
Miley ka bërë një set fotografik bardh e zi duke ekspozuar shumë nga fiziku i saj, ndërsa disa prej imazheve i ka postuar në rrjetet sociale.
Në ndërkohë, një fotografi e Cyrus, ku shfaqet ulur në një ‘dru Joshua’ të mbrojtur, është konsideruar si provokuese, ashtu që është ngritur një peticion që ajo ta fshijë fotografinë dhe të kërkojë falje.
Theksojmë se Miley është e martuar me aktorin Liam Hemsworth, me të cilin e kurorëzoi dashurinë në dhjetor të vitit 2018, në një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Nashville të Tennessee. /Telegrafi/