Site icon Telegrafi

Miley Cyrus realizon tatuazh të veçantë pas ndarjes nga Liam Hemsworth

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Miley Cyrus, ka qenë shumë e përfolur gjatë këtij muaji.

Javë më parë, u njoftua se i dha fund martesës me Liam Hemsworth.

Tani ajo po përflitet se ka nisur një lidhje të re me Kaitlynn Carter, me të cilën ishte bashkë me pushime në Itali pak javë më parë.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Dy vajzat madje janë parë së bashku edhe pas përfundimit të eventit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2019.

Thuhet se të dyja vajzat vijnë nga një ndarje, dhe tani kanë gjetur mbështetje te njëra-tjetrës.

Tani pas ndarjes, Miley ka realizuar një tatuazh të veçantë në krahun e saj, ku tashmë janë të vizatuara disa vargje shumë prekëse.

Lexo po ashtu Miley Cyrus u pa duke dalë me të dashurën Kaitlynn Carter pas përfundimit të MTV VMA 2019

“Koka ime po ndihej e frikësuar por zemra ime po ndihej e lirë”, shkruhet në tatuazhin e ri të artistes, që mesa duket është frymëzuar nga gjendja e re emocionale e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version