Këngëtarja Miley Cyrus ka përjetuar një moment të pakëndshëm derisa po qëndronte në Barcelonë të Spanjës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, kanë ecur përmes një turme të madhe të njerëzve teksa po shkonin në automjetin e tyre, ku artistja ishte kapur me forcë nga një person mbrapa dhe e kishte puthur me zor.
Ndërsa përmes një postimi në Twitter, Miley është përgjigjur me zemërim duke thënë se nuk mund të kapet pa pëlqimin e saj.
“Ajo mund të vesh çfarë të dojë. Mund të jetë e virgjër. Ajo mund të flejë me pesë njerëz të ndryshëm. Ajo mund të jetë me burrin e saj. Mund të jetë me të dashurën e saj. Mund të jetë e zhveshur. (Por) ajo nuk mund të kapet pa pëlqimin e saj”, ka shkruar Miley.
Vlen të ceket se Cyrus ndodhej në qytetin spanjoll për të performuar këngë nga albumi i saj, “She Is Coming”, në ‘Primavera Sound Festival’.
“She Is Coming” është albumi i shtatë i Mileyt, në të cilin përfshihen një sërë projektesh e bashkëpunimesh me emra të mëdhenj të industrisë së huaj muzikore. /Telegrafi/