Artistja me nam botëror, Miley Cyrus, do të ngjitet sonte (e premte), në skenën e festivalit “Sunny Hill”.
Ajo do të ketë mundësinë që për herë të parë të performojë në Kosovë, para publikut shqiptar.
Miley, e cila arriti ditën e enjte në Prishtinë, e ndërsa duket e entuziazmuar për performancën e sotme.
Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram një video të shkurtër nga provat, duket treguar ndjehet më se e nderuar që do të ketë mundësinë të këndojë në “Sunny Hill”.
“E nderuar që do të këndoj sonte në festivalin “Sunny Hill”, dhe të festoj me miken time, Dua Lipa, le të shkojmë Kosovë”, ka shkruar Cyrus në Instagram.
Ardhja e një ylli me famë ndërkombëtare në Kosovë, po ndikon që emri i shtetit tonë të përmendet edhe më tepër në mediat e huaja, duke iu bërë promovim shtetit kosovar. /Telegrafi/