Tashmë prej dy muajsh këngëtarja Miley Cyrus po jeton një jetë të shëndetshme dhe gjithçka falë të fejuarit, Liam Hemsworth!
Ylli i serialit Hannah Montana, tani po qëndron larg drogës, alkoolit, dhe jetës së shfrenuar që bëri për dy vite me radhë.
Edhe përse Miley apo Liam ende nuk prononcohen për mediat, një burim pranë tyre ka treguar disa detaje, se çfarë i lejojnë vetes aktorët dhe e kundërta!
‘Miley nuk ka qenë kurr më e lumtur se kaq’ thotë informatori ‘Dhe gjithçka është vetëm fale Liam e nxitjes së tij të vazhdueshme duke u kujdesur për të. Së bashku me Miley edhe ai ka hequr dorë nga alkooli, por Liam nuk ka degraduar kurrë me pijen. Me raste të caktuara, kur kanë ndonjë të ftuar në shtëpi për mbrëmje, ja lejojnë vetes, nga një gotë verë, por në jetën e përditshme Miley po ushtron kontroll të plotë ndaj vetes.’