Artistja me famë botërore, Miley Cyrus, di shpesh herë se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave të saj.
Këtë gjë në të shumtën e rasteve ajo e bën duke bërë “twerk”, të cilin më pas e shpërndan në rrjetet sociale.
Së fundmi, Miley vendosi që për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetin social Instagram, të publikojë disa fotografi mjaft provokuese.
Ajo shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa kthen nga kamera të pasmet e saj atraktive.
“Vajza e nxehtë e verës”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive, duke marrë komente të shumta nga fansat.
Kujtojmë që javën e ardhshme, Miley do të jetë në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, ku do të performojë në natën e parë më 2 gusht. /Telegrafi/