Artistët tashmë kanë nisur të vijnë në Kosovë gjersa disa prej tyre kanë zbarkuar në kryeqytetin tonë.
Një prej tyre është këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, e cila gjatë ditës së djeshme ka ardhur në vendin tonë.
Ajo gjatë mbrëmjes së sotme do të performojë në festivalin më të madh të muzikës, “Sunny Hill Festival”, i cili do të zgjat deri më 4 gusht.
Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa i dedikohet festivalit që do të mbahet në parkun e Gërmisë.
Në fakt, Miley ka ri-shpërndarë një mesazh të Dua Lipës teksa tregon se ‘mbretëresha’ ka arritur në Kosovë.
Ndryshe, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë. /Telegrafi/