Telegrafi

Miley Cyrus po vjen me tri këngë të reja, në njërën tallet me Nicki Minajin

Miley Cyrus paraqiti tri këngë të reja në shoun, BBC Radio 1 Big Weekend, të titulluar “Cattitude”, “Dream” dhe “Mother’s Daughter”.

Në këngën e parë ajo e apostrofon, Nicki Minajin, me të cilën tallet këngëtarja amerikane.

Këngëtarja këndoi vargjet e mëposhtme “Unë të dua, Nicki, por unë jam duke dëgjuar Cardi B.”

Shtatorin e kaluar, Nicki Minaj dhe Cardi B u përleshën në ndejën e organizuar nga “Harpar Bazaar” në qytetin e New York.

Miley ishte në anën e Cardi B sepse kishte një konflikt me të më parë. Këngën e reja do të publikohen këtë javë dhe fansat tashmë janë duke i lavdëruar ata.

Albumi u regjistrua në shtëpinë e prodhimit “Consequence of Sound” gjersa i fundit ishte, “Younger Now”, i cili doli në shitje në vitin 2017. /Telegrafi/