Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, është po aq e famshme për skandalet që bën aq sa për muzikën e saj.
Së fundmi, ajo i ka befasuar të gjithë me paraqitjen eksplicite në rrjetin social Instagram.
Cyrus ka pozuar tërësisht me gjoksin jashtë, i cili mbulohej me fjalët “Rolling Sonte”, që njëherësh është revista për të cilën ka pozuar së fundmi.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, gjersa një pjesë e mirë e kanë kritikuar për ekspozimin e tepërt.
Miley përndryshe është duke shijuar suksesin e projekteve muzikore të shumta që ajo ka sjell së fundmi.
Ndër të tjerash, ajo po shijon edhe suksesin e bashkëpunimit më të fundit me artisten Dua Lipa, këngën “Prisoner”, e cila aktualisht renditet lart në top listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/