Miley Cyrus asnjëherë nuk i kursen pozat provokuese për fansat.
Njëjtë ka bërë në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, derisa ka mahnitur ndjekësit, shkruan Daily Mail.
28-vjeçarja e kishte pozicionuar kamerën për të fotografuar gjysmën e trupit, teksa u pa e veshur me bikini.
Me këtë rast bukuroshja bionde theksoi tiparet e formësuara trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.
Ajo po ashtu vuri një ’emoji’ të LGBTQ, duke treguar kështu mbështetjen për këtë komunitet.
Postimi i artistes u bë viral menjëherë në rrjet, duke u komentuar për sensualitetin e saj. /Telegrafi/