Site icon Telegrafi

Miley Cyrus nuk është penduar për pozimin nudo në moshë 15 vjeçare

(Foto: Getty Images)

Miley Cyrus e ka tërhequr kërkimfaljen e saj për pozimin nudo të vitit 2008, kur ishte shfaqur e zhveshur për Vanity Fair ndërsa ishte vetëm 15 vjeçare.

Këngëtarja dhe aktorja asokohe ishte e popullarizuar për rolin e Hannah Montanas, ndërsa për një moment ndryshoi gjithçka dhe pozimi lakuriq nxiti reagime të shumta para dhjetë vitesh.

Sipas kritikëve, fotografitë e saja ishin seksualizuar së tepërmi dhe kjo bëri që asokohe Miley të kërkonte falje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Miley Cyrus

Ajo kishte thënë se ndihej e turpëruar, mirëpo gjatë të dielës e ka publikuar një fotografi nga ballina e gazetës kur kërkonte falje.

Por, kësaj radhe thotë se nuk i vjen aspak keq për veprimin që e ka ndërmarrë para një dekade.

Fotografia ishte realizuar nga Annie Leibovitz, ndërsa Miley ishte shumë e re dhe ekspozimi i trupit të saj ishte konsideruar i papranueshëm.

Sidoqoftë, nga ajo kohë Cyrus për një periudhë të gjatë kishte bërë veprime tejet provokuese në koncertet dhe evenimentet e ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version