Telegrafi

Miley Cyrus nuk është më bionde, befason me ndryshimin pas më shumë se një dekadë

Miley Cyrus ka treguar ngjyrën e re të flokëve me një postim në Instagram duke uruar drejtorin e ri kreativ të Gucci, me ç’rast i ka habitur fansat duke marrë parasysh se ka qenë bionde për më shumë se një dekadë.

Në urimin e saj për koleksionin debutues të Sabat De Sarno te Gucci, këngëtarja dhe aktorja i ka treguar flokët e ngjyrosura në një nuancë kafe të errët.

30-vjeçarja ka shpërndarë tri fotografi, në të cilat ka pozuar me një pallto të zezë teksa mban në dorë një nga çantat ikonike të shtëpisë së modës Horsebit.

(Foto: Instagram/mileycyrus)

Ndryshimi në pamje tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilëve iu kujtua fillimi i karrierës së saj dhe disa pyesin nëse ajo ka paralajmëruar materiale të reja muziko apo projekte tjera të reja.

Lexo po ashtu Miley Cyrus thotë se e mori vendimin për t'u ndarë nga burri i saj gjatë performancës në festivalin 'Glastonbury'
(Foto: Instagram/mileycyrus)

Në kopertinën e albumit të saj të fundit, “Endless Summer Vacation”, Miley kishte bërë ndryshim në flokë, ashtu që fansat sugjerojnë se modeli i ri i flokëve mund të sinjalizojë një ‘epokë të re’. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mileycyrus)