Telegrafi

Miley Cyrus ‘nuk dëshiron marrëdhënie serioze’, ‘ajo do të fokusohet më shumë në karrierë’

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme amerikane, Miley Cyrus, nuk është gati akoma për një romancë më serioze.

“Miley nuk dëshiron një marrëdhënie serioze,” thotë një burim për People, pas ndarjes së yllit të muzikës pop nga Kaitlynn Carter.

“Ajo dhe Kaitlynn e kaluan çdo ditë së bashku dhe thjesht nuk ishte gjë që Miley dëshironte të vazhdonte të bënte”, shton më tej burimi. “Ajo dëshiron të përqëndrohet në karrierën e saj”.

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: SplashNews)

Të Shtunën, People mësoi se këngëtarja e “Slide Away”, 26 vjeçe dhe ylli i “The Hills”: 31 vjeçe, i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

“Miley dhe Kaitlyn prishën raportet”, i tha një personi i brendshëm People, duke shtuar se romanca e çiftit mund të përfundojë.

“Ato janë akoma mikesha”, tha burimi. “Ato kanë qenë mikesha përgjithmonë dhe kanë qenë atje për njëra – tjetrën kur të dyja janë ndarë, por nuk janë më në një marrëdhënie romantike”.

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter (Foto: Mirror.co.uk)

Lajmi erdhi pak më shumë se një muaj, pasi Cyrus konfirmoi ekskluzivisht për People se ajo dhe burri i saj, Liam Hemsworth ishin ndarë pas shtatë muajsh martese. Ky i fundit paraqiti për divorc disa javë më vonë, duke përmendur ndryshime të pakonkurueshme.

Carter, ndërkohë, njoftoi ndarjen nga Brody Jenner në gusht pas një viti martese, megjithëse ata kurrë nuk u martuan me ligj. /Telegrafi/