Telegrafi

Miley Cyrus ‘ngrit’ temperaturat me imazhet e realizuara në shtratin e kuq

Miley Cyrus (Foto: Instagram/mileycyrus)

Ajo ka qenë duke shfaqur në masë të madhe linjat trupore, për të cilat pëlqehet mjaft shumë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Miley Cyrus, e cila kësaj radhe ka vendosur që t’i ngrit temperaturat në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

Cyrus ka ndarë disa imazhe nga paraqitja e saj në “iHeartRadio Music Festical’, në të cilat dukej e mrekullueshme.

27-vjeçarja është shfaqur e shtrirë në një shtrat të kuq, teksa veshja e saj i figuronte tipare e formësuara trupore.

Flokët bionde kishte të lidhura me një rrjet, çka e bënte paraqitjen e saj të dukej edhe më sensitive.

“Kush e meriton zemrën time”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Disa nga imazhet kanë qenë të shfaqura edhe në prapaskenën e festivalit ku ajo performoi. /Telegrafi/