Site icon Telegrafi

Miley Cyrus ‘ndez’ skenën e festivalit “Sunny Hill”, performon para mijëra fansave në Prishtinë

Miley Cyrus në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Artistja me famë botërore, Miley Cyrus, është ngjitur të premten në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

Ajo ka kënduar disa nga këngët më të famshme të repertoarit të saj, ndërsa ka ndezur atmosferën me performancën dhe paraqitjen skenike.

Miley ka përshëndetur të gjithë fansat e saj në Kosovë e në veçanti miken e saj, Dua Lipa, e cila ishte edhe indikatore e ardhjes së saj në Prishtinë.

Miley Cyrus në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, Dua bashkë me familjarët dhe shoqërinë e ngushtë ka qëndruar në zonën VIP, nga ku ka shijuar performancat e kolegëve.

E veshur me pantallona të zinj prej lëkure dhe bluzë të shkurtër lartë, artistja Cyrus u duke tejet tërheqëse para mijëra fansave.

Miley Cyrus në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Publiku kulminoi në momentin kur ajo interpretoi hitin “Wreking Ball”, ndërsa gjithashtu u mirëpritën mirë këngët tjera të famshme të saj si: “We can’t stop”, “Malibu”, “Mother’s daughter” etj. /Telegrafi/

Exit mobile version