Site icon Telegrafi

Miley Cyrus kujton performancën fantastike të vitit të kaluar në Kosovë

Foto: Sunny Hill/Instagram

Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, vitin e kaluar vizitoi për herë të parë Kosovën më 2 gusht 2019, ku performoi në festivalin “Sunny Hill”.

Ajo kishte dhuruar një performancë të zjarrtë para publikut, për të cilën raportuan edhe mediat ndërkombëtare – ndër to edhe e përditshmja britanike DailyMail.

“Sunny Hill” këtë vit anuloi organizimin shkaku i pandemisë globale coronavirus, teksa edhe Miley si çdo artist tjetër është detyruar të anulojë shfaqjet e saj të planifikuara, për shkak të pandemisë.

Në kushte normale, festivali do të zhvillohej gjatë këtyre ditëve, teksa faqet zyrtare të Sunny Hill në rrjetet sociale, po i shfrytëzojnë fotografitë nga edicionet e kaluara, për të shuar sado pak mallin e fansave.

Lexo po ashtu Në rrethana normale Sunny Hill do të fillonte sot - festivali shuan mallin e fansave me fotografi nga edicionet e kaluara

Së fundmi, faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram publikoi në InstaStory një fotografi nga performanca e zjarrtë e Mileyt nga viti i kaluar.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Të njëjtën fotografi e ka rishpërndarë në InstaStory edhe vet Miley Cyrus, duke kujtuar kështu interpretimin që kishte bërë një vit më parë.

Miley erdhi në Kosovë nga njohja me artisten Dua Lipa, teksa babai i kësaj të fundit, Dukagjin Lipa, është organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version