Telegrafi

Miley Cyrus kërkon falje sërish për komentet kundërthënëse që bëri ndaj hip-hopit në vitin 2017

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme botërore, Miley Cyrus, ka kërkuar falje sërish për komentet që ajo bëri për zhanrin hip – hop në vitin 2017.

Artistja e hitit “Nothing Breaks Like a Heart” është futur sërish në sherr me fansat e saj, pasi është kthyer në vitin 2017, kur edhe tha për Billboard se nuk është fanse e muzikës rep për shkak të gjuhës degraduese që përdoret.

Në atë kohë, 26-vjeçarja ka qenë duke e promovuar albumin e saj “Younger Now”, ndërsa iu vërsulen një numër i madh i njerëzve.

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndonëse Cyrus më vonë shprehu keqardhje për fjalët e saj, reagimi ka vazhduar ta ndjekë atë. Pra, kur përdoruesja e YouTube, Kenya Wilson, ka folur për lëndimin e saj mbi fjalët e Cyrus në një video të ngarkuar në kanalin e saj më 31 maj, Cyrus, mori shansin të kërkonte falje përsëri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miley Cyrus

“Vetëm sa e pashë videon e juaj. Faleminderit që më dhe mundësinë të flisja sërish”, shkroi Cyrus në videon e Wilson. “Të qenit e heshtur nuk më përket aspak mua. Unë jam e vetëdijshme për atë që e kam thënë, iu kërkoj falje sërish”, thotë më tej Miley.

Këngëtarja para pak ditëve solli edhe albumin e saj të shtatë “She is coming”, ku përfshihen edhe disa bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare. /Telegrafi/