Këngëtarja Miley Cyrus ka qenë e njohur për stilin e saj të jetuarit në mënyrë rebele.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në shown e njohur të Jimmy Fallon, ndërsa ka shpalosur detaje interesante nga jeta dhe karriera e saj.
Ndër të tjerash, Cyrus tregoi edhe se si parashikon që ta lërë drogën.
“Ky regjistrim në këtë moment është albumi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë. Kështu që dua të sigurohem që të jem super e qartë në mënyrën se si flas”, tha ajo.
Ish-Hannah Montana tregon se si marihuana po fitonte një vend më të rëndësishëm se sa duhet në jetën e saj.
“Duket sikur askush nuk ka vdekur nga kjo farë e keqe, por askush nuk ka pirë aq sa kam pirë unë”, i ka rrëfyer ajo Jimmy Fallon. /Telegrafi/