Site icon Telegrafi

Miley Cyrus flet për adoleshencën: Kam eksperimentuar me drogë

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, ka qenë temë diskutimi gjatë kësaj kohe. 

Kjo për shkak të ndarjes me aktorin Liam Hemsworth, me të cilin ishte në lidhje prej dhjetë vitesh, përfshirë shtatë muaj martesë.

Çifti i kanë dhënë fund romancës muaj më parë, gjersa thuhet se biondja ka nisur një lidhje të re me blogeren Kaitlynn Carter.

Minuta më parë, 26-vjeçarja ka bërë një postim në Instagram, ku flet rreth jetës së saj transparente dhe të bëmave në adoleshencë.

 

“E pranoj që jeta që kam zgjedhur do të thotë që unë bëj jetë transparente me fansat e mia, me ata që i dua, dhe me publikun 100% të kohës. Ajo çfarë nuk mund ta pranoj është se kam gënjyer për ta mbuluar një krim që nuk e kam bërë. Nuk është sekret që unë kam qenë në parti në adoleshencë dhe në të njëzetat. Unë nuk kam pirë vetëm cigare, kam eksperimentuar me drogë, kënga ime më e madhe deri më tani ka të bëjë me vallëzimin dhe me gërhitjet në banjë. Unë u ndava dhe u gënjeva në marrëdhënie kur isha e re”, ka shkruar mes të tjerash Miley.

Nga ana tjetër, ajo para pak ditëve publikoi këngën e re “Slide Away”, që thuhet se i dedikohet ish-të dashurit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version