Site icon Telegrafi

Miley Cyrus feston përvjetorin e tretë të këngës së saj “Malibu” – të cilën ia dedikoi ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth

Miley Cyrus ka festuar përvjetorin e tretë të këngës së saj, “Malibu”.

Ajo e realizoi këngën me producentin Oren Yoel në 2017 dhe teksti i dedikohet ish-partnerit të saj, Liam Hemsworth.

Kanë ndodhur shumë gjëra që atëherë, për atë çift, i cili u martua fshehurazi në dhjetor të vitit 2018 vetëm për t’u ndarë shtatë muaj më vonë.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Getty Images/Guliver)

Duke shënuar përvjetorin në Instagram të martën, këngëtarja 27-vjeçare ndau një pjesë të klipit nga videoja muzikore.

Ajo postoi edhe disa nga reagimet e para të fansave për këngën.

Projekti aludon për ribashkimin e Miley dhe Liam në 2015 pas ndarjes së tyre dy vjet më parë. Titulli i referohet vendit ku ata jetonin në atë kohë.

Miley Cyrus (Foto: Getty Images/Guliver)

Gjërat kanë ndryshuar shumë për ish-çiftin që kur u larguan nga Malibu.

Miley është transferuar me këngëtarin australian Cody Simpson dhe ata tani jetojnë së bashku në Los Angeles. /Telegrafi/

Exit mobile version