Site icon Telegrafi

Miley Cyrus fajëson nënën për kërcimin e diskutueshëm në shtyllë në vitin 2009

Miley Cyrus ka zbuluar se ideja për performancën e saj të debatueshme në Teen Choice Awards 2009, ku ajo kërcente pranë një shtylle metalike në moshën 16-vjeçare, ishte e nënës së saj, Tish Cyrus.

Gjatë një bisede me motrën e saj Brandi në serinë Billions Club të Spotify, Miley ndau detaje rreth ngjarjes që shkaktoi shumë debat publik. “A e dini e kujt ishte kjo ide?” pyeti ajo, duke zbuluar se ishte nëna e saj, Tish, 57 vjeçe.

“Ajo gjithmonë më lë mua të marr fajin”, shtoi Miley me humor, duke kujtuar se kur ndodhën reagimet e ashpra të nesërmen, nëna e saj “nuk gjendej askund”, shkruan DailyMail.

Miley gjithashtu ndau një kujtim të veçantë nga ajo natë. “Çfarë më ka mbetur në mendje nuk është shtylla apo kamioni i akullores, por fakti që ishte hera e parë që mbaja diamante të vërtetë në skenë”, tha ajo me një buzëqeshje.

Së fundmi, Tish Cyrus ka folur hapur për ndarjen nga Billy Ray Cyrus pas 28 vitesh martesë.

Në një podcast, ajo rrëfeu: “Kurrë nuk kam dashur të divorcohem, por jeta jonë publike dhe botëkuptimi ynë ishin shumë të vështira për t’u menaxhuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version