Site icon Telegrafi

Miley Cyrus është ndarë edhe nga Cody Simpson

Duket se ka mbaruar gjithçka në mes këngëtares amerikane, Miley Cyrus dhe partnerit të saj, Cody Simpson.

Meqenëse ajo u nda nga e dashura Kaitlynn Carter, ylli i hitit “Wreckin Ball” vetëm disa javë më vonë ishte parë në krahët e muzikantit amerikan.

Megjithatë, raportet në Amerikë thonë se tashmë marrëdhënia e tyre ka ‘rënë në ujë’.

Miley Cyrus dhe Cody Simpson

Është pohuar se Miley, 26-vjeçe, aktualisht dëshiron të “përqëndrohet në veten” pas ndarjes së saj tronditëse nga aktori Liam Hemsworth, 29 vjeç, gjashtë muaj më parë.

Lexo po ashtu Miley Cyrus fut duart në pantallonat e të dashurit

Një i brendshëm i tha Radar Online: “Ata po bëjnë pushim, por duan të mbesin miq”. “Ajo tha se ajo thjesht duhet të përqëndrohet në veten e saj”.

Këngëtari 22-vjeçar tha në tetor se është “shumë, shumë i lumtur” me lidhjen e tij me Mileyn.

Burimi shtoi: “Kjo romancë me Cody është e gjitha e dizajnuar për të shtypur ish-partnerin e saj, Liam”.

“Për të qenë i drejtë, çdo gjë ka të bëjë me të kaluarën, sepse ai është një djalë i mirë që në fund të fundit e do atë”.

Sidoqoftë, Liam duket se po ecën përpara edhe pse nuk është përfolur akoma për ndonjë romancë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version