Site icon Telegrafi

Miley Cyrus e ka të vështirë t’i thotë lamtumirë Liam Hemsworthit

Të shtunën çifti i famshëm botëror i dhanë fund lidhjes së tyre dhjetëvjeçare. 

Fjala është për këngëtaren amerikane, Miley Cyrus dhe aktorin australian, Liam Hemsworth, ndarja e të cilëve besohet se ka ndodhur vitin e kaluar.

“Ata kanë një histori të gjatë së bashku, dhe kjo është një pjesë e rëndësishme se përse aktorja e ka të vështirë t’i thotë lamtumirë”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për People.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Daniele Venturelli/WireImage)

“Në fund të ditës, ajo dëshiron të jetë e lumtur dhe po ashtu dëshiron që edhe Liam të jetë i lumtur”.

Burimet pajtohen që lidhja e Cyrus dhe Hemsworth ishte e pashëndetshme, dhe Cyrus ka thënë se ndarja e tyre do jetë ‘vendimi më i mirë’ tani për tani.

Lexo po ashtu Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk duan të divorcohen

Bukuroshja 26-vjeçare e cila po kalon kohë më shumë me familjen e shoqërinë, –  ishte fotografuar duke u puthur me Kaitlynn Carter të shtunën në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version