Telegrafi

Miley Cyrus e braktisi bashkëshortin Liam Hemsworth për një femër

Miley Cyrus, Liam Hemsworth, Kaitlynn Carter (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Instagram/kaitlynn)

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë qe disa vite bashkë, ndërsa pas tejkalimit të problemeve në lidhjen e tyre, ata edhe u martuan para tetë muajsh.

Megjithatë, jeta e tyre martesore është shoqëruar me zënka të përditshme, ndërsa në fund aktorja dhe këngëtarja vendosi t’i jepte fund kësaj marrëdhënieje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miley Cyrus

Pas lajmit për ndarjen e çiftit hollivudian, kanë nisur thashethemet nga më të ndryshmet lidhur me shkakun e ndarjes së tyre.

Pas raportimeve se ata u ndanë për shkak të mosmarrëveshjes për të pasur fëmijë, spekulim i radhës është se Miley ka nisur një lidhje me një femër.

Madje, menjëherë pas lajmit për ndarje nga Hemsworth, ajo u nis për pushime me blogeren Kaitlynn Carter, me të cilën thuhet se ka nisur një romancë lesbike.

Këngëtarja dhe aktorja kundërthënëse është parë duke u puthur në rrugët e Italisë me të dashurën e saj të spekuluar. /Telegrafi/