Telegrafi

Miley Cyrus duket më simpatike se kurrë, në reklamën e re për aromën Flora Gorgeous Orchid të Gucci

Miley Cyrus ka bërë një paraqitje të këndshme, teksa u shfaq në një reklamë të re për parfumin Flora Gorgeous Orchid të Gucci.

Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej befasuese, teksa endej pa sytjena në një kopsht pranë shenjës ikonike të Hollywood-it, për klipin e shkurtë në Instagram.

Miley modeloi një bluzë gri me prerje të ulët, të futur në pantallona të shkurta lëkure ngjyrë kafe, me një rrip klasik Gucci të lidhur rreth belit të saj.

Ajo kishte grim të lehtë dhe flokët e saj brune të valëzuara i fryheshin nga era, teksa kalonte gjelbërimin me taka të larta.

Miley tundi gjithashtu një vath të vetëm Gucci ‘G’, teksa po kalonte nëpër një pellg të mbushur me petale.

Reklama ishte vendosur në melodinë e këngës së saj fituese të çmimit “Grammy” “Flowers”.

Videoja u postua në Instagramin e “Gucci Beauty” të premten. /Telegrafi/