Site icon Telegrafi

Miley Cyrus dhuron performancën e parë emocionale që nga divorci me Liam Hemsworth: ‘Është koha për t’a lënë atë’

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, bëri një deklaratë të madhe gjatë një shfaqjeje emocionale në MTV Video Music Awards 2019.

Ylli i muzikës pop u shfaq në skenë të hënën në mbrëmje në Qendrën Prudentiale në Newark të New Jersey, për të performuar këngën e saj të fundit dhe më të re “Slide Away”, për të cilën shumë besojnë se ka të bëjë me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

E veshur me një fustan të zi të shkurtër, me aksesorë të shumëfishtë të krahut dhe të qafës, së bashku me një pamje me flokë të lagur, Cyrus, 26 vjeçe, gjatë qëndrimit në skenë ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Miley Cyrus gjatë performancës në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images/Guliver)

Kënga në fjalë pikturon një pamje të marrëdhënies 10-vjeçare të Cyrus me aktorin australian. Një një frazë të tekstit Miley thotë, “Lëviz, ne nuk jemi / Unë nuk jam kush kam qenë / Ju thatë që gjithçka ndryshoi / Ju keni të drejtë unë jam rritur tani”.

Videoja e publikuar në YouTube gjithashtu ka një imazh statik të një shishe uiski që noton në një pishinë të rrethuar me pilula, me tekstin “Unë dua shtëpinë time në kodra / Nuk dua uiski dhe pilula / Unë nuk heq dorë lehtësisht”.

Lexo po ashtu MTV Video Music Awards 2019: Lista e plotë e fituesve

Burime pranë biondes më parë akuzuan Hemsworth për ndarje, me shkakun se ai ishte përdorues i madh i drogës, por nga ana tjetër Miley menjëherë pas ndarjes u pa duke shijuar romancën e re me blogeren Kaitlynn Carter. /Telegrafi/

Miley Cyrus gjatë performancës në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images/Guliver)

 

Miley Cyrus gjatë performancës në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version