Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, do të performojë sonte (e premte) në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
Në konferencën e së premtes, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prezantoi aktivitetet që fondacioni “Sunny Hill” do të ndërmarrë në Kosovë.
Gjatë bisedës, Lipa tregoi edhe kontributin që Miley Cyrus ka bërë për këtë fondacion, duke dhuruar plot 25 mijë dollarë nga xhepi i saj.
Këto të ardhura do të shkojnë në ndërtimin e Sunny Hill Academy.
Miley përndryshe arriti në Prishtinë të enjten në orën 18:30, ndërsa pritet të shfaqet sot para publikut pas mesnate. /Telegrafi/