Site icon Telegrafi

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth sherr para martesës

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë një nga çiftet më të përfolur në ‘Hollywood’.

Kjo për shkak të marrëdhënies së tyre. Çifti i ka dhënë disa herë fund lidhjes, për të përfunduar sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Ndërsa tani janë në prag të martesës. Por një kontratë paramartesore është bërë shkak që çifti të bëjë një sherr me përmasa të mëdha.

Miley ka kërkuar nga Liam ta firmosë, por ai është ndjerë tepër i ofenduar dhe është inatosur si asnjëherë.

Ky sherr ka bêrë që këngëtarja të mendojë seriozisht ndarjen. Por më vonë mesa duket çdo gjë është sqaruar pasi Liam ka postuar një foto me nusen e tij të ardhshme, ku shkruan bashkangjitur saj “Unë dhe engjëlli im”. /who/

Exit mobile version