Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë zgjidhur detajet e divorcit të tyre dhe avokati i saj do të përgatisë dokumentet e gjykatës të martën, sipas raportimeve të TMZ.
Edhe pse prona e tyre ka qenë e ndarë dhe Cyrus, 27-vjeçe, raportohet se do të mbajë kujdestarinë e kafshëve, divorci i dy artistëve nuk do të përfundojë deri në mars 2020.
Hemsworth, 29-vjeç, paraqiti divorcin për t’u ndarë nga Cyrus në gusht të këtij viti, shtatë muaj pas martesës së tyre më 23 dhjetor 2018.
Më 10 gusht, një i afërt me Mileyn konfirmoi për People se dyshja tashmë ishin ndarë.
“Liam dhe Miley kanë rënë dakord të ndahen në këtë kohë”, thuhet në deklaratë.
“Gjithmonë duke u zhvilluar, duke u ndryshuar si partnerë dhe individë, ata kanë vendosur që kjo është më e mira teksa të dy do përqendrohen në veten dhe karrierë”.
“Ata ende mbesin prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët që ata ndajnë ndërsa me dashuri e marrin këtë herë. Ju lutemi respektoni procesin dhe privatësinë e tyre”.
Cyrus momentalisht është në lidhje me këngëtarin australian, Cody Simpson, ku përkundër se po përflitet për ndarjen e tyre, ata janë edhe më të fuqishëm.
“Po, ata janë së bashku akoma”, ka thënë burimi.
Hemsworth, ndërkohë, u përfol për një romancë me modelen Gabriella Brooks. Këtë muaj, aktori ishte fotografuar me Brooks dhe familjen e tij, gjersa ishin parë në Byron Bay, Australi. /Telegrafi/