Janë njohur qysh nga seriali “The Last Song” aty edhe ku ishin protagonistë kryesorë të filmit.
Aktori australian, Liam Hemsworth dhe këngëtarja amerikane, Miley Cyrus u njohën në vitin 2009 dhe më pas u ndanë për tre vjet për t’u ribashkuar në vitin 2016.
Dyshja më pas shijuan çdo moment të jetës dhe vitin e kaluar i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Miley së fundmi, në rrjetet sociale ka ndarë me fansat disa nga momentet më të lumtura të tyre për këto dhjetë vite.
“Disa gjëra kurrë nuk ndryshojnë shpresoj që ndjenjat tuaja do jenë një nga ato. E jotja me të vërtetë”, shkruan ndër të tjerash Cyrus.
Kujtojmë që Miley para pak ditëve lansoi albumin e saj të shtatë “She is coming”, ku përfshihen edhe disa bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës. /Telegrafi/