Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, ka qenë duke përdorur rrjetin social Twitter për shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me ngjarjet e fundit.
27-vjeçarja tashmë ka vendosur që të shëtisë në Calabasas ku është parë me maskë mbrojtëse, shkruan Daily Mail.
Ajo ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj, Cody Simpson, teksa të dy mbanin gjërat e blera në dorë.
Biondja është parë me një veshje komode, teksa mbante të veshur një bluzë të shkurtër. Në të njëjtën mënyrë është shfaqur edhe i dashuri i saj, por me një bluzë sportive dhe një palë pantallona të shkurtra.
Ndërkaq, Miley dhe Cody kanë filluar romancën e tyre në shtator të vitit 2019 dhe kanë qenë të izoluar së bashku gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/