Telegrafi

Miley Cyrus arrin në Kosovë

Këngëtarja e famshme botërore, Miley Cyrus, sapo ka arritur në Kosovë.

Ajo ateroi gjatë pasdites së të enjtes në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shoqëruar nga stafi i saj.

Telegrafi është gjendur pranë këngëtares në momentin e zbarkimit, teksa mund ta shihni përmes postimeve që ua sjellim më poshtë.

Miley pritet të performojë nesër (e premte), në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.

Lexo po ashtu Miley Cyrus vjen për herë të parë në Kosovë në festivalin "Sunny Hill"

Ajo vjen për herë të parë në vendin tonë, në festivalin ndërkombëtar të muzikës, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/