Këngëtarja e famshme botërore, Miley Cyrus, sapo ka arritur në Kosovë.
Ajo ateroi gjatë pasdites së të enjtes në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shoqëruar nga stafi i saj.
Telegrafi është gjendur pranë këngëtares në momentin e zbarkimit, teksa mund ta shihni përmes postimeve që ua sjellim më poshtë.
Miley pritet të performojë nesër (e premte), në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
Ajo vjen për herë të parë në vendin tonë, në festivalin ndërkombëtar të muzikës, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/