Site icon Telegrafi

Milevski: Pandemia i zvogëloi mjetet e komunave, nevojitet ndihmë shtetërore për aktivitete normale

Mjetet për zhvillimin rajonal për tetë rajonet planifikuese nuk do të zvogëlohen në Buxhetin për vitin 2021. Kjo është sipas parashikimeve fillestare dhe informacioneve nga Ministria e Financave, njoftoi sot Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski i cili së bashku me u.d. kryetar i Komunës së Shtipit e vizitoi dhomën e sensorit në kopshtin e fëmijëve “Astibo” në Shtip.

“Ne jemi duke luftuar për ta rritur shumën e mjeteve sepse shohim se pandemia i ka zvogëluar mjetet, taksat e komunave dhe të ndërmarrjeve publike. Ndihma e shtetit është vërtetë e nevojshme për vetëqeverisjen lokale nëse duam t’i kryejmë të gjitha aktivitetet aktuale normalisht dhe në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat e qytetarëve. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka për t’i rritur mjetet për investimet kapitale”, deklaroi Milevski.

I pyetur se sa janë zvogëluar të hyrat e komunave që nga fillimi i pandemisë, Milevski u përgjigj se zvogëlimi në komuna të caktuara arriti edhe deri në 30 për qind në komunat dhe ndërmarrjet publike.

Sa i përket problemit të komunave më të vogla që nuk kanë inspektorë të ndërtimit, Milevski thotë se ata do ta diskutojnë këtë çështje me ministritë e tjera për mungesë të inspektorëve.

“Është vendim politik nëse do të pranohet ajo që do ta japim si propozim, natyrisht me BNJVL-në”, thotë Milevski.

 

Exit mobile version