Zoran Milevski është shoferi i mercedesit që mori pjesë në aksidentin tragjik të ditës së shtunë, ndërsa bashkëudhëtarët e tij janë shtetas serb.
Sipas raportit të MPB-së, bëhet fjalë për 42 vjeçarin M.M (51) dhe P.ZH (51), të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore. Në spitalin e Gostivarit kanë kaluar kontrollet mjekësore dhe më pas janë dërguar në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup.
Nga kjo klinikë për Telma konfirmuan se njëri prej tyre ka pasur thyerje mbi gjunj, por të dy janë kanë insistuar të mjekohen në Serbi.
Nga Prokuroria po ashtu e konfirmojnë infromacionin, por thonë se nuk janë mbajtur në Maqedoni për shkak se është vërtetuar se nuk mund të jenë fajtorë në aksident.
Hetimi mbetet i hapur, në ndërkohë është bërë këqyerja e vendit të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Ndryshe, Zoran Milevski – Kiçeec është dënuar me tre vite burg, pasi e pranoi fajin për rastin “Haraçi” – marrjen e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm./Telegrafi/