Site icon Telegrafi

Milevska: I tërë projekti është kryer sipas ligjeve

Përmes një koference për shtyp, ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska, i është kundërpërgjigjur Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në lidhje me lëndët e reja ”Toplik” dhe ”Tender”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Muzeu i OBRM-PDUKM-së, Milevska tha se ”PSP-ja tregoi se punon sipas urdhërave të LSDM-së dhe punon sipërfaqësisht, pa analizë dhe analitikë, mbi baza të supizimeve të kota. Të gjitha akuzat e shpalosura janë të pavërteta dhe pohoj fuqishëm se tezat e Fetai-t janë ”tha-tregoi”, me të cilat PSP-ja dëshiron të vendosë njolla në punën time dhe të Ministrisë së kulturës. I tërë projekti është kryer sipas ligjeve.”

Lexo po ashtu ‘Toplik’ dhe ‘Tender’ janë dy lëndët e reja të PSP-së

Ministrja Milevska ka pritur nga PSP-ja një sjellje profesionale dhe objektive, që do të jetë në shërbim të së vërtetës, kurse konferenca e sotme e PSP-së, sipas ministres, ishte në shërbim të zgjedhjeve dhe vetëm për nxirje të punës në Ministrinë e kulturës./Telegrafi/

Exit mobile version