Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska sot realizoi takim pune me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkall Kara. Siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës, dy bashkëbiseduese janë dakorduar se Maqedonia dhe Turqia kanë lidhje të mira kulturore, të cilat karakterizohen me realizimin e numrit të madh të projekteve nga të gjitha veprimet kulturore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim u diskutua edhe për programin e ri për bashkëpunim kulturor, me nënshkrim të së cilit në mënyrë shtesë do të thellohen relacionet në sferën e kulturës midis dy shteteve.
Dy bashkëbisedueset u pajtuan se bashkpunimi i mirë kulturor midis dy shteteve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme kur do të realizohen shumë projekte dhe aktivitete midis institucioneve të Maqedonisë dhe Turqisë./Telegrafi/