Gazetari kontraverz Milenko Nedellkovski ka ndërmarrë një hap, mbase të papritur, duke e thyer pllakën përkujtimore të bullgarëve, që u vendos në majën malore të Kajmakçallanit, që u kushtohet ushtarëve bullgar të rënë në Luftën e Parë Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky akt ka shkaktuar reagimin e deputeti bullgar, Rosen Petrov, i cili ka kërkuar nga ministria e jashtme bullgare që të thirret në bisedë ambasadori i Maqedonisë në Sofje. Njiherit Petrov ia ka kujtuar Maqedonisë ndihmën bullgare në rastin e shpalljes së pavarëisisë nga Jugosllavia e atëhershme, pastaj edhe ndihmën ushtarake bullgare për Maqedoninë gjatë konfliktit të vitit 2001.
Ai ka theksuar se me një sjellje të këtillë Maqedonia i rrezikon eurointegrimet. Zheljko Bojçev, deputet socialist bullgar që ka marrë pjesë në vendosjen e kësaj pllake, paralajmëroi një fushatë për ngritjen e një përmendore të përshtatshme të re./Telegrafi/