Telegrafi

Mile Jovanovski: Nuk e di nëse kanë mbaruar hetimet

Foto: Kanal 5

Babai i “Boki 13”, Mile Jovanovski pas dhënies së dëshmisë në gjykatë për gazetarët tha se nuk ndjehet fajtorë për rastin me “Lidhjen Ndërkombëtare” ku akuzohet për larje parash. Ai i përshëndeti gazetarët duke u thënë “Gëzuar 49”.

Marrja në pyetje e Jovanovskit zgjati për një orë. Ai tha se nuk e dinë nëse ka mbaruar hetimet.

Pas Mile Jovanovski dëshmi duhet të jep edhe Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe asistentja e tij Hristina Ballazhekvska.

Ata akuzohen për larje parash, për të cilën kanë shfrytëzuar organizatën “Lidhjen Ndërkombëtare”./Telegrafi/