Site icon Telegrafi

Mile Janakieski përsëri në paraburgim shtëpiak

Ish ministri Mile Janakieski është lëshuar në paraburgim shtëpiak.

Gjykata E Apelit dje në seancë publike e shqyrtoi ankesën e mbrojtjes së ish ministrit, dhe vendosi që masa e paraburgimit të ndërrohet me paraburgim shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mile Janakieski u arrestua më 29 qershor së bashku me shtatë persona tjerë për rastin ‘shkalët spanjolle’.

Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare për marrëveshje për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit, projekt që duhej të ishte pjesë e e ‘Shkupi 2014’./Telegrafi/

Exit mobile version