Site icon Telegrafi

Milanov: Lënda “Perandoria” në këtë fazë është e pavlerë, mund të hapet vetëm nga një Prokurori e re

Avokati Elenko Milanov, mendon se lënda e Prokurorisë Speciale nën emrin e koduar “Perandoria” mund të rritet në akuzë vetëm nëse vazhdon të punojë ndonjë Prokurori e re, gjegjësisht nëse opozita dhe qeveria merren vesh për Ligj të ri për prokurorinë e cila do të mundësojë të hetohen rastet e PSP-së.

Rasti “Perandoria” është sërish në sy të publikut pasi që rrodhën informacione se padia penale kundër menaxherit të televizionit 1TV, Bojan Jovanovski, është ngritur nga ana e një të dyshuari në këtë rast.

Siç njoftuan nga Prokuroria Publike, nga një i dyshuar në rastin “Perandoria” është kërkuar që t’i jepen 8 milionë euro që PSP-ja të ndalojë procedurën kundër tij, apo 5 milionë euro që procedura të jetë në rrethana lehtësuese.

Avokati Milanov sqaroi se hetimi për “zhvatjen” nuk mundet të thelbësisht të dëmtojë lëndën “Perandoria” sepse ajo tashmë ishte rrënuar me mendim të Gjykatës së Lartë.

“‘Perandoria’ edhe ashtu nuk do të vazhdonte pas mendimit të dhënë të Gjykatës së Lartë, lënda në këtë fazë është e pavlerë. Mundet vetëm Prokurori e re me procedurë të re të hapë apo të vazhdojë hetimin. Dhe pas kësaj që ka ndodhur mbrëmë ‘Perandoria’ nuk kishte mundësi më të vazhdojë të hetohet nga kjo Prokurori”, tha Milanov.

Exit mobile version