Telegrafi

MILANO UNICA, prezanton veshjet për dimër

Sa i përket ngjyrave, në trend janë ngjyra e kuqe, ari, kumbulle, violetë dhe e hirtë metalike, e cila paraqet edhe stilin urban dhe ju bën shumë më shumë “shik”. Në trend është edhe materiali në formë katroresh dhe ato të rrumbullakosura e të vendosura në afërsi të njëra-tjetrës, që kanë një harmoni si të parzmores, ku dominon ngjyra kadife.

Një stil interesant për këtë sezon – që është përdorur edhe nga Rihanna dhe Pixie Lott- janë xhemperët e mëdhenj, por me një ngjyrë të lehtë, ku trupi i femrës hyn në të dhe i ngjason më shumë një figure gjeometrike.

Një trend interesant në Milano sivjet ka qenë edhe teknologjia artizanale italiane, ku ka pasur veshje të ndërtuara me fije plastike. Në këtë rast, disenjatorët kanë përdorur ngjyrat zi, blu, violetë të çelët dhe ngjyrën e bardhë.

Në përgjithësi materialet më të përdorura kanë qenë materialet e stampuara, tafta dhe pëlhura sintetike. I tërë ky dizajn shkon shumë mirë me ngjyrat e errëta dhe ato më hijezime, ku për grim më shumë përdoret ngjyra gri dhe ajo kafeje. /Telegrafi/