Site icon Telegrafi

Milano regjistroi ditën më të nxehtë që nga viti 1763

Në qytetin italian, Milano të mërkurën u regjistruan temperatura rekorde prej 33 gradë Celsius, pasi vala e të nxehtit e nisur në mes të muajit gusht arriti kulmin.

Ishte dita më e nxehtë që kur stacioni i motit “Milano Brera” filloi të regjistronte temperaturat në vitin 1763. Rekordi i mëparshëm prej 32.8 gradë u vendos më 11 gusht të vitit 2003.

Kryeqyteti italian Roma regjistroi një temperaturë rekord prej 41.8 gradë në muajin korrik, raporton reuters.

Agjencia Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit njoftoi se 23 dhe 24 gusht ishin ditët më të nxehta të verës në të gjithë rajonin e Lombardisë që rrethon Milanon, ku disa qytete regjistruan temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Shtohet se temperaturat “intensive dhe jonormale” kanë goditur edhe Alpet italiane.

Vala e të nxehtit do të ndalet, sipas agjencisë, duke i lënë vendin stuhive të forta dhe uljes së menjëhershme të temperaturave në 10-15 gradë në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version