Kjo e fundit i ka dërguar një faturë mbi 2 mijë euro që të duhet të paguajë administrata e kësaj komune.
Kryetari i Sesto San Giovanni, Roberto Di Stefano, teksa ka kundërshtuar pagesën e faturës është shprehur: “Ne jemi të çmendur!”
“Ne jemi të çmendur. Unë jam i impresionuar, ajo që për më shumë se gjashtë muaj ishte një hipotezë absurde dhe e pamundur në Itali, është bërë tepër realitet. Zyrtarët e mi më kanë treguar një faturë nga qyteti i Milanos, në shumën 2.160,18 euro që i kërkohet administratës komunale të Sesto San Giovanni të paguajë shpenzimet e “transportit të kufomës” së terroristit Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit. Që të mos keni asnjë dyshim, ju them tani që unë do të kundërshtoj këtë kërkesë të turpshme dhe fyese dhe se paratë e popullit tim nuk do të përdoren për të përmbushur këtë kërkesë”, tha Roberto Di Stefano, kryetari i Sesto San Giovanni.
Terroristi tunizian Anis Amri u vra në Sesto San Giovanni me 23 dhjetor 2016 pas një shkëmbimi zjarri me policinë milaneze.
I riu kishte mbërritur në Milano pas masakrës që kreu në Berlin gjatë Krishlindjeve.
Trupi i Amri mbërriti në Tunizi më 30 qershor, pas një qëndrimi të gjatë në morg.