Telegrafi

“Milano ka dy ngjyra por nuanca të pafundme”, Interi prezanton me stil fanellat e reja

Interi ka zbuluar sot (e enjte) fanellën e parë, atë që njihet si vendase, për sezonin e ri 2023/24.

Në vazhdën e përgatitjeve për sezonin e ri, përveç disa transferimeve, Nerazzurrët kanë prezantuar edhe fanellën e parë të sezonit të ri.

Finalisti i Ligës së Kampionëve ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë e prodhimit Nike, ndërsa sponsor kryesor i fanellës do të jetë Paramount +.

“Milano ka dy ngjyra por nuanca të pafundme”, thuhet në përshkrimin e shkurt në faqen zyrtare të Interit.

Interi ka njoftuar se me zbulimin e fanellës së parë të sezonit 2023/24 është mjegulluar kufiri midis vijave tradicionale.

Ngjyrat zi dhe kaltër do të jenë përsëri dominuese në fanellë, teksa stema dhe logo e firmës Nike do të jenë me ngjyrë të verdhë.

 

Logo kryesore e Paramount + do të jetë e bardhë, ashtu sikurse do të jetë edhe logo e E-Bay në njërin krahë të fanellës.

Fanella e re do të jetë e disponueshme nga sot, 13 korrik, në dyqanet zyrtare të Interit, por edhe në internet store.inter.it dhe nike.com. /Telegrafi/