Milani ka barazuar pa gola në shtëpi me Cagliarin në kuadër të javës së 37-të në Serie A.
Rossonerët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Ante Rebic në minutën e katërt, mirëpo, goditja e tij ishte e pasaktë.
Edhe Cagliari kishte shanset e veta në këtë pjesë të parë, me Joao Pedron që bëri një goditje të fortë, por u bllokua nga mbrojtja e Milanit.
A nervous first half ends goalless. Focus, determination and heart after the break! 🔥
Un primo tempo complicato finisce in parità. Ci vuole una ripresa con cuore, testa e determinazione! 🔥#MilanCagliari #SempreMilan@emirates pic.twitter.com/d6DUEev5XG
— AC Milan (@acmilan) May 16, 2021
Në 45 minutat e dytë, vendasit tentuan të merrnin një pikë nga ky takim, mirëpo ishte e kot.
Ishte minuta e 55-të, kur Cagliari lëshoi një shans të artë përmes Leonardo Pavolettit, pasi Gianluigi Donnarumma bëri një pritej fantastike.
Regroup, restart: #WeCanDoIt 🔴⚫️#NoiCiCrediamo #MilanCagliari #SempreMilan #MoveLikeMilan pic.twitter.com/MWmBMLBrW6
— AC Milan (@acmilan) May 16, 2021
Diego Godin (65’) po ashtu pati një mundësi të mirë duke gjuajtur me kokë, por u mbajt jashtë nga portieri.
Milani me këtë barazim gjendet në vendin e tretë me 76 pikë, aq sa ka edhe Napoli, gjersa në javën e fundit (38), duhet të fitojë patjetër, në rast se Juventusi nuk e bënë të njëjtën gjë, pasi ka 75 sosh, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/