Kampionët e Serie A, Milani ka zbuluar zyrtarisht fanellën e tyre të dytë apo atë që njihet fanella për ndeshjet si mysafir, për sezonin e ri 2022/23.
Milani së bashku me partnerin e tyre Puma kanë publikuar fanellat e dyta për sezonin e ri, fanellat që janë një nderim i historisë evropiane të klubit italian.
Këto fanella kanë ardhur si nderim i shtatë trofeve të Ligës së Kampionëve, të cilët janë fituar nga Rossonerët.
A white #ACMilan kit always brings back some good old memories 🤍 @pumafootball | #ThatMilanTouch | #SempreMilan pic.twitter.com/R0btAwBmJe
— AC Milan (@acmilan) July 22, 2022
Fanella tërësisht e bardhë është i kompletuar me gjashtë vija të holla horizontale të kuqe dhe zeza në mes, ndërsa ka prerje kuqezi edhe në jakën V dhe mëngë.
Ndryshe nga lansimi i fanellave të tyre të para, për ndeshjet si vendas, arnimi i logos së Scudettos ishte i dukshëm në këtë rast.
Writing European history in eternal white 🤍
The 2022/23 #ACMilan x @pumafootball Away Kit has arrived. Available now#ThatMilanTouch #SempreMilan pic.twitter.com/NS4N4Wo3qa
— AC Milan (@acmilan) July 22, 2022
Mungesa e Scudettos në atë kohë shkaktoi një bujë në mesin e tifozëve, por u duk se xhirimi kishte ndodhur përpara se titulli të ishte siguruar.
“Një fanellë e bardhë e Milanit, sjell gjithmonë disa kujtime të vjetra të mira”, shkruan në postimin e klubit kuqezi. /Telegrafi/