Milani ka zbuluar fanellën bazë për edicionin 2021/22.
Skuadra italiane vendosi që t’i njoftojë tifozët e tyre për dizajnin e ri të fanellës me të cilat do të luajnë për të shumtën e kohës.
Rossonerët i kanë qëndruar besnik ngjyrës së tyre, kuq e zi, derisa për dallim nga ky edicion, tani kanë vetëm vijat me dy ngjyrat bazë.
Natyrisht se në to nuk kishte se si të mungonte edhe e bardha që vihet në emblemë, në markën e prodhuesit, Pumas dhe në atë të marketingut “Emirates/Fly Better”.
E njëjte gjë shkon edhe për kategorinë e femrave, për dallim që sponzori u dallon, “Banco BPM”. /Telegrafi/
Fast Milan, faster kit 🔴⚫
Get it now!#MoveLikeMilan #SempreMilan @pumafootball— AC Milan (@acmilan) May 11, 2021