Milani thuhet se nuk do të rrisë ofertën e tyre të zgjatjes së kontratës për portierin Gianluigi Donnarumma dhe pret një vendim të italianit deri më 23 maj.
Donnarumma do të shohë skadimin e kontratës në qershor dhe sipas disa raporteve, ai tashmë ka refuzuar dy oferta të zgjatjes së kontratës nga Rossonerët.
Milani nuk është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre prej tetë milionë euro në vit, që është dy milionë euro më e lartë se paga aktuale e Donnarummas.
Sipas gazetës Tuttosport, Milani ka informuar agjentin e lojtarit, Mino Raiola, dhe ata presin një vendim përfundimtar deri në fund të sezonit.
Donnarumma do të luajë Euro 2020 me Italinë dhe Rossonerët janë të vetëdijshëm që ai nuk do të jetë i lirë të diskutojë një kontratë të re këtë verë.
Klubi dëshiron të planifikojë gjithçka përpara dhe ka nevojë për një përgjigje përfundimtare nga portieri i tyre deri në fund të sezonit të Serie A më 23 maj.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Rossonerët tashmë kanë hyrë në bisedime me portierin e Lille, Mike Maignan.
Francezi është kandidati kryesor për të zëvendësuar Donnarumman, nëse ai nuk pranon të zgjasë qëndrimin e tij në San Siro.
Sipas Il Corriere dello Sport, Juventus është i interesuar të nënshkruajë portierin si një agjent i lirë dhe i ka ofruar 22-vjeçarit një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit. /Telegrafi/